Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë: Nuk ekziston raport për kthimin e vizave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e3fb9b5a3d5b2badad7d0e4b8bb5b077

Ditët e fundit politika shqiptare është përfshirë nga një debat për rikthimin e vizave nga Holanda, pas një artikulli të publikuar nga gazeta “De Telegraaf” e këtij shtetit.

E ftuar në studion e lajmeve të Top Channel ka qenë ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi, thotë se një raport i tillë nuk ekziston.

“Nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete. Ai është një artikull i shkurtër me një intervistë me një polic. U habita kur e pashë artikullin e përkthyer si raport në disa media në Shqipëri. Në artikull thuhet se ekziston një memo, normalisht duhet të ekzistojë një gjë e tillë, nga ana e policisë, por nuk është raport”, ka sqaruar ambasadorja Aida Sakiqi.

E pyetur se nëse mund të rrezikohet rikthimi i regjimit për t’u pajisur me viza për të lëvizur në vendet e zonës Shengen, ambasadorja Sakiqi e sheh si të pamundur që kjo të ndodhë duke theksuar se ky është një vendim i shumë shteteve, jo vetëm i Holandës.

“Ky rrezik nuk ekziston, është një vendim i shumë vendeve. Nuk ka pasur asnjë kërkesë të autoriteteve holandeze. Jam interesuar dhe kam marrë sigurinë se një raport i tillë nuk ekziston”, tha ajo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img