Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim mesazh të prerë pas takimit me kryeprokurorin Çela: Shkelësit të marrin atë që u takon, krimet zgjedhore…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe kryeprokurori Olsian Çela janë takuar sot në qytetine Pogradecit, për të diskutuar mbi rëndësinë që kanë koordinatorët e viktimave në sistemin e drejtësisë.

Kryeprokurori Çela tha se Prokuroria ka mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së SHBA ndërsa koordinatorët që tashmë operojnë në të gjithë sistemin e prokurorisë shqiptare, mbështeten nga misioni i OPDAT.

“Takimi i sotshëm ishte i fokusuar në rolin që kanë koordinatorët e viktimave në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ky rol është theksuar në vitet e fundit dhe ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga misioni OPDAT në ambasadën e SHBA. Aktualisht ata funksionojnë në të gjithë sistemin e prokurorisë shqiptare. Takimi u fokusua pikërisht në mbështetjen që duhet t’i japim për forcimin e tyre të mëtejshëm, duke patur në fokus situatën e krimeve në shoqërinë shqiptare ndaj femrave, ndaj të miturve, ndaj më të dobtëve. Kjo ndihmë do të jetë e vazhdueshme, do të jetë në qendër të fokusit të punës tonë. Dhe do të kemi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA”, deklaroi Çela.

Ndërsa ambasadorja Kim tha se me kryeprokurorin Çela u diskutua edhe për rastet e krimeve zgjedhore.

“Siç e tha kryeprokurori Olsian Çela, ndodhemi këtu për t’u takuar me koordinatorët e viktimave që vijnë nga Korça, Elbasani dhe Pogradeci. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi ndaj donim të shihnim se çfarë mund të bëjmë më shumë për t’i ndihmuar. Folëm edhe për krimet zgjedhore, për të vazhduar me ndjekjen e krimeve zgjedhore, dhe në të gjitha rastet kur ka krime, viktimat dhe shkelësit të marrin atë që u takon. Folëm dhe për rëndësinë të madhe që ka mbajtja e këtij roli të prokurorëve”, deklaroi ambasadorja Kim.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img