Hapësire reklamuese

Politikë

Ambasadorja e SHBA telefonon Ramën, Metën e Bashën për vrasjen e Elbasanit: Vetëpërmbahuni, refuzoni dhunën në mënyrë të qartë (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja e SHBA telefonon Ramën, Metën e Bashën për

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka telefonuar krerët e politikës në vend menjëherë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Elbasanit.

Kim thotë se ka telefonuar Ramën, Metën e Bashën duke i kërkuar të vetëpërmbahen dhe të refuzojnë në mënyrë të qartë dhunën.

DEKLARATA E PLOTË:

Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t'i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen.

Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje - dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë - ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit - ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet - të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu