Ambasadorja e SHBA i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK, të ndjekë penalisht ata që kryejnë krime elektorale.
Përmes nëj mesazhi në rrjetet sociale, Kim publikon bilancin e deritanishëm me 91 raste nën hetim nga SPAK, dhe thotë se duhet të ndiqet penalisht të gjithë ata të cilët “pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”.
“Ne e nxisim SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive krimet zgjedhore”, shkruan ambasadorja Kim.