Ambasadorja e re në SHBA, asnjë ditë punë as në politikë, as në diplomaci
Shkruar nga Newsbomb
Nuk ka njoftim publik nëse kandidatura ka ardhur për shkak të njohjeve personale apo sponsorizimit nga grupe të caktuara interesi, por kalimi i shpejtë, pa debat në media dhe konsensusi President – qeveri për një emër të respektuar në fushën e biznesit, por pa asnjë lidhje me diplomacinë, lë shije të hidhur mbi standardet sesi diplomacia shqiptare ka ndjekur në përzgjedhjen e emrave përfaqësues të shtetit në kryeqendrat politike botërore. Ligji mbi diplomacinë kërkon që vetëm 20% e kandidatëve të vijnë jashtë diplomacisë. PD deri dje e shkeli ligjin duke arritur deri në 60% nga politika, kurse sot e majta në qeveri e ka thelluar këtë raport, duke emëruar pothuajse më shumë se 80% të ambasadorëve nga politika. I tillë është edhe emërimi më i fundit në SHBA.