Hapësire reklamuese

Politikë

 Ambasadorja e BE: Ja shqetësimi që kemi për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta

Shkruar nga Newsbomb
 Ambasadorja e BE: Ja shqetësimi që kemi për amnistinë

Ambasadorja e Bashkimit Europian Christiane Hohmann ka folur për here të parë në Euronews Albania lidhur me amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta.

Në një intervistë me Erla Mëhillin, ambasadorja ka treguar çfarë e shqetëson konkretisht BE-në për këto dy çështje.

"Ne kemi sjellë disa ekspertë që janë shumë më të zotët se unë. Unë nuk jam eksperte finance, por ata kanë ardhur dhe kanë dhënë një numër të konsiderueshëm këshillash për qeverinë shqiptare për t’u përfshirë në hartimin e një legjislacion të ri, një versioni të ri të tij. Kjo është ajo që po presim, një version i ri që të përfshijë këshillat e dhëna", u shpreh ambasadorja.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetarja: Zonja Ambasadore, tjetër shqetësim i Bashkimit Evropian, por edhe i Shteteve të Bashkuara është amnistia fiskale, një tjetër nismë që qeveria po tenton ta miratojë. Shumica politike duket e vendosur ta bëjë. Përgjigja standarde që ata kthejnë është që po negociojnë me partnerët tanë dhe se po punojnë me ekspertë të BE-së për këtë gjë. A mund të na bëni të qartë se cilat janë vijat e kuqe të Komisionit për këtë çështje, pra cilat janë pikat për të cilat ju bini dakord dhe pikat për të cilat ju nuk bini dakord, i keni vija të kuqe. Cili është shqetësimi kryesor?

Ambasadorja: Ne kemi sjellë disa ekspertë që janë shumë më të zotët se unë. Unë nuk jam eksperte finance, por ata kanë ardhur dhe kanë dhënë një numër të konsiderueshëm këshillash për qeverinë shqiptare për t’u përfshirë në hartimin e një legjislacion të ri, një versioni të ri të tij. Kjo është ajo që po presim, një version i ri që të përfshijë këshillat e dhëna. Në këtë pikë nuk mund t’ju them ku janë vijat e kuqe, pasi nuk e njoh gjendjen aktuale të draft legjislacionit. Jemi në pritje të tij.

Gazetarja: Shumë shkurt, cili është shqetësimi kryesor? Cila është frika juaj, pastrimi i parave?

Ambasadorja: Janë shumë çështje pasi është një legjislacion jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe gjithëpërfshirës. Ju përmendët një prej tyre, por është edhe çështja e ekstraterritorialitetit, cështja e zbatueshmërisë, është një sfidë e madhe praktike por edhe ligjore, por siç e thashë kemi ofruar këshilla dhe tani çështja është si do të hartohet një draft i ri i legjislacionit. Ekspertët do ta shohin përsëri dhe nuk është vetëm Komisioni Evropian, por edhe MoneyVal që do ta shohë dhe do të japë këshilla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese