Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ambasadori Zingraf-kryebashkiakëve: Planin për menaxhimin e mbetjeve bëjeni për Shqipërinë, jo se e kërkon BE

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori Zingraf-kryebashkiakëve: Planin për menaxhimin e mbetjeve

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka marrë pjesë në takimin e organizuar mbi menaxhimin e mbetjeve në vend, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakët e vendit.

Gjatë fjalës së tij Zingraf tha se plani për menaxhimin e mbetjeve duhej të bëhej për të mirën e vendit dhe jo vetëm sepse e kërkon Bashkimi Europian.

Më tej ai u shpreh se një plan i tillë ishte i detyrueshëm, duke qenë se Shqipëria kishte hapur negociatat për anëtarësim në BE.

“Këtë më së shumti e bëni për Shqipërinë jo sepse thjesht kërkohet nga BE. Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE, do të jetë e detyrueshme për rrugën tuaj drejt Europës një plan për menaxhimin e mbetjeve. Gjermania vlerëson shumë që sektori i menaxhimit të mbetjeve është përmirësuar deri në 2020-tën. Nuk duhen thjesht miratime legjislative por duhet të aplikohet nga administrata dhe më pas nga të gjithë qytetarët. Me udhëzimet e prezantuara sot, bashkitë do të marrin një mjet shumë të mirë", u shpreh Zingraf.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll