Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ambasadori Zingraf: Akuzat për blerjen e votës të trajtohen pa vonesë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, në një deklaratë për zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare 2021 e vlerëson ditën e zgjedhjeve “të qetë dhe thuajse kudo të paqtë”.

“Fakti, që një numër i madh qytetaresh dhe qytetarësh shqiptarë dhanë votën e tyre, tregon qartë dëshirën për të bashkëvendosur. Kodi i ri zgjedhor e kaloi me sukses testin e tij të parë. Procesi zgjedhor vijoi përgjithësisht pa fërkime, administrata zgjedhore në nivel qendror dhe lokal bëri një punë të mirë”, thekson ambasadori Zingraf në deklaratën e tij.

Akuzat dhe ankesat për zgjedhjet të trajtohen pa vonesë

Lidhur me  akuzat dhe ankesat për zgjedhjet mes tyre edhe ato për shitblerjen e votës, ambasadori Zingraf thekson se “ato duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme”, shprehet ai.

Ai vlerëson vetëpërmbajtjen dhe maturinë e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve. “Shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve. Për ne me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim dhe që përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara. Qeveria e PS  do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash,” vë në dukje ambasadori gjerman Zingraf në deklaratën e tij.

Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për opozitë të fortë

Ai ka përgëzuar Partinë Demokratike,“që ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit:”

“Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë dhe mbështesë Shqipërinë edhe më tej në rrugën e saj,” përfundon deklarata e ambasadorit gjermannëTiranë, Peter Zingraf për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit/DW.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img