Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ambasadori Soreca: Politikanët, gjyqtarët, prokurorët të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin, veç dënimeve të ketë dhe konfiskim pasurie

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka dhënë një mesazh të qartë për politikanët dhe magjistratët në Shqipëri. Sipas tij, të gjithë duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin.

“SPAK ka filluar të tregojë rezultate jo vetëm duke proceduar zyrtarë, por edhe sekuestruar pasurinë. Më parë, as nuk mendohej që Prokurori i Përgjithshëm të shkojë në gjykatë, por në maj ai u dënua nga gjykata. Duhet që ne të shikojmë dy gjëra të rëndësishme. Dëmine dhe konfiskime të pasurisë. Duhet të ketë figura të nivelit të lartë që duhet të dënohen.

Pavarësisht përmirësimit, Shqipëria nuk ka mbërritur aty ku duhet. SPAK duhet të ndjekë korrupsionin në nivelet e larta. Shqipëria duhet të sigurojë që hetimet duhet të vijojnë për ata gjyqtarë apo prokurorë që kanë dalë si të lidhur me krimin gjatë procesit të vetting-ut”, tha ambasadori.

I pranishëm në konferencën “Sfida dhe lufta kundër korrupsionit”,, Soreca bëri të qartë se nga organet e reja të drejtësisë shqiptare priten dënime dhe veç kësaj, dhe konfiskim të pasurive të personave të dënuar.

“E vetmja mënyrë se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në mënyrë efikase është puna e përbashkët, e mirëkoordinuar dhe e vazhdueshme. Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin “Shpirti”. Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks.

Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin. BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme. Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre”, tha Soreca ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img