Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Ambasadori Soreca mesazh shqiptarëve: E ardhmja juaj është me ne, në Bashkimin Europian

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

33d8b85a4e3ecaa07814609d684eca33

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, përmes një video-mesazhi në Ditën e Europës, u është drejtuar shqiptarëve duke thënë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe tani jemi më pranë se kurrë.

“Është e rëndësishme për ne, të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë sepse e ardhmja juaj është me ne, në Bashkimin Europian. Këto nuk janë fjalë, por fakte! Tani jemi më pranë se kurrë”, thotë Soreca në video-mesazh, ndërsa thekson se mbështetja ndaj Shqipërisë do të vazhdojë, për pasojat e tërmetit dhe pandeminë e koronavirusit.

MESAZHI I AMBASADORIT SORECA:

Sot Dita e Europës është si asnjëherë tjetër! Dhe fatkeqësisht nuk mund të mblidhemi për ta festuar! Kriza e COVID-19 e ka ndryshuar në mënyra që ishin të paimagjinueshme disa javë më parë! Na mungojnë familjet tona, na mungojnë miqtë tanë. Izolimi dhe pasiguritë po vënë në provë durimin dhe qëndrueshmërinë tonë. Jemi në një çast kritik, kur e ardhmja jonë e përbashkët, mbështetet te përgjegjësia jonë individuale. Pandemia në Shqipëri erdh i pas tërmetit, pasojat tragjike të të cilit i vuajnë ende shumë njerëz.

Ne e dimë që çdo krizë mund të nxjerrë më të keqen dhe më të mirën te njerëzit dhe kombet!  Në mbështesim njëri- tjetrin, mbështesim miqtë tanë dhe Shqipëria është ndër miqtë shumë të rëndësishëm për ne. Pas tërmetit Bashkimi Europian u mobilizua me shpejtësi për Shqipërinë. Së pari me kërkimet dhe shpëtimin, pastaj me ndihma të menjëhershme dhe tani me rindërtimin. Për këtë KE po investon 150 mln euro, gjithsej BE ka premtuat 400 mln euro. 230 mln euro për COVID-19, dhe më shumë do të vijnë. Do të ndihmojmë rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit.

Është e rëndësishme për ne, të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë sepse e ardhmja juaj është me ne, në Bashkimin Europian. Këto nuk janë fjalë, por fakte! Tani jemi më pranë se kurrë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img