Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasadori Soreca i shkon në zyrë kryetares së KLGJ: Të plotësohet Gjykata e Lartë, ato të Apelit dhe shkallës së parë funksionale sa më shpejt

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori Soreca i shkon në zyrë kryetares së KLGJ: Të

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami. Takimi është zhvilluar dje në zyrat e KLGJ dhe në fokus ka qenë plotësimi i Gjykatës së Lartë dhe funksionaliteti i gjykatave të apelit dhe shkallëve të para.

“Kënaqësi të diskutosh me Kryetarin e KLGJ Llagami rreth përparësive të Këshillit, përfshirë avancimet në Gjykatën e Lartë, hartat gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve. Efikasiteti është fjala kryesore në këtë fazë të re të reformës së drejtësisë. Europa vazhdon të mbështesë punën e KLGJ”, shkruan Soreca në twitter.

Takimi është pasqyruar dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Bëhet me dije se mes Llagamit, Sorecës dhe shefes së Sektorit pranë DBE Lenka Vitkova, është diskutuar për rezultatet dhe sfidat e institucionit të KLGJ-së, si dhe gjithë sistemit gjyqësor në tërësi, jo vetëm në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi por edhe përgjatë kohëve sfiduese të pandemisë globale Covid-19.

“Bashkëbiseduesit e përqendruan diskutimin e tyre si në përpjekjet e KLGJ-së për plotësimin e mëtejshëm të Gjykatës së Lartë me gjyqtarë ashtu dhe në marrjen e masave të eficencës përmes diskutimit dhe miratimit të projekt-propozimit të hartës së re gjyqësore me qëllim sigurimin e funksionalitetit të veprimtarisë së gjykatave të apelit dhe atyre të shkallës së parë.

Në mbyllje të këtij takimi Ambasadori Soreca e njohu Znj. Llagami dhe me mekanizmat e reja të asistencës teknike që DBE do të zbatojë në të ardhmen e aftërt, duke synuar ofrimin e  një mbështetje të dedikuar për institucionet e pavarura të drejtësisë”, thuhet në njoftimin për media të shpërndarë dje pas takimit të kryetares Naureda Llagami me ambasadorin Luigi Soreca.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll