Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
4.6kmh
75 %
Die
11 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
16 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Ambasadori Soreca i dorëzon Ramës progres-raportin e KE: Shqipëria i plotësuar TË GJITHA KUSHTET! Konferenca të mbahet sa më shpejt

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres-raportin e Komisionti Europian, i cili u prezantua dje. Soreca e ka bërë të qartë nga Tirana se vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen zyrtare të negociatave.

“Raporti përcakton se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që i ka caktuar Këshilli. Ne theksojmë se Konferenca e parë duhet të mbahet sa më shpejt, deri në fund të këtij viti”, tha ambasadori Soreca, ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Ambasadorit Soreca:

Janë dhënë merita Shqipërisë aty ku i takojnë meritat dhe janë vërejtur ato ku duhet bërë më shumë punë. Shqipëria ka bërë përparim në reformat që lidhen me BE. Raporti përcakton se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që i ka caktuar Këshilli. Ne theksojmë se Konferenca e parë duhet të mbahet sa më shpejt, deri në fund të këtij viti.

Në fushën e sundimit të ligjit raporti tregon se rezultatet konkrete ka pasur. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, duke krijuar trupa të reja në zbatimin e ligjit. Ka marrë pjesë aktive dhe në operacione ndërkombëtare. Kjo punë duhet të vijojë, duhet një bilanc i zbatimit të ligjit. Në Raport thuhet se Shqipëria është 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE.

Po ashtu, më lejoni që të flasë për një cështje që ka shqetësime dhe duhet shprehur. Një prej tyre është liria e fjalës, e lirisë s shprehjes. Fushata baltosje dhe veprime kundër gazetarëve nuk duhet të vazhdojnë. Duhet pasur pavarësi në rregullatorin e medias. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet. Parlamenti dhe Qeveria duhet të angazhohen për ndryshime në ligjin e medias, në përputhje me legjislacionin e BE.

Një tjetër çështje është ajo që lidhet me pakicat. Ne po e ndjekim këtë.

Komisioni është i mendimit që ka ardhur koha tashmë për të patur Konferencën e parë ndërqeveritare para fundit të vitit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img