Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ambasadori shqiptar thirret në Hagë nga Specialja, nuk i thonë arsyen por e njoftojnë se i është caktuar Prokurori

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8769a37ba6b86dd34ae7e8cdd1c300d4

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, është kontaktuar nga Prokuroria Speciale.

Dedaj shkruan në Facebook se është telefonuar nga Specialja dhe është njoftuar se i është caktuar prokurori i rastit. Sipas tij, prokurori nuk i ka treguar arsyen pse ëhstë thirrur në Hagë, por vetëm e ka njoftuar se i është caktuar prokurori i rastit.

“Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjates Speciale, ne Hage! Qellimi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte te me njoftojne me caktimin e prokurorit te rastit, siç me njoftuan, pa me specifikuar se per çfare rasti behet fjale”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

U kontaktova nga Gjykata Speciale!

Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjates Speciale, ne Hage!

Qellimi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte te me njohtojne me caktimin e prokurorit te rastit, siq me njohtuan, pa me specifikuar se per çfare rasti behet fjale!

Veq tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonje kercenim apo ndonje shqetesim!

I thash s’kam patur dhe nuk kam asnje kercenim nga askush, e per sa i perket shqetesimeve,ia permenda shqetesimet i mija me rastin e infektimit tim dhe te gjithe antareve te familjes sime me virusin COVID-19, gjate muajit te kaluar.

Njekohesisht i vura ne dijeni se shqetesim i yni me i madh, tash e 22 vite, eshte edhe mos zbardhja e krimit serb mbi dhjetra antare te familjes sime, si dhe mos zbardhja e masakres se Mejes se Gjakoves, ku forcat serbe me 27 prill 1999, vrane mizorisht mbi 380 civil shqiptar te pafajshem, ndonese askush nuk eshte arrestuar nga serbet ,per kete masaker kunder njerzimit!

Njohtoj opinionin se jam i gatshem, perkunder deshires sime, ne çdo çast t’i pergjigjjem ftesave te Gjykates Speciale, per te deshmuar luften epike te drejt dhe çlirimtare te UÇK-se, per vetembrojtje, liri, drejtesi, barazi dhe pavaresi, duke kerkuar me çdo kusht, çmim e sakrifice,drejtesi dhe denim, per pergjegjesit e 400 masakrave makabre serbe ne Kosove , te 20.000 dhunimeve dhe afer 15.000 vrasjeve civile, ndaj popullates kosovare, gjate viteve 1998/1999,ne Kosove!

Mbase keto krime dhe ky gjenocid serb, ne Kosove, do duhej te kishte trajtim dhe pergjigje nga Drejtesia Nderkombetare!.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img