Hapësire reklamuese

Rajoni

Ambasadori SHBA: Grupi që sulmoi policinë në veri të Kosovës ishte i trajnuar dhe i organizuar

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori SHBA: Grupi që sulmoi policinë në veri të

Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeff Hovenier ka folur për media edhe një herë për ngjajren e ndodhur pak ditë më parë në veri të Kosovës, ku grupe terroriste sulmuan policinë e Kosovës duke vrarë një efektiv dhe plagosur një tjetër.

Jeff Hovenier pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se personat nuk ishin të rastësishëm dhe u ngritën për të thënë shqetësimet e tyre, por bëhet fjalë për grup të trajnuar dhe organizuar.

“Ne ende po punojmë për të kuptuar se si dhe kush është përgjegjës dhe pse. Por dua të them, ju i keni parë pamjet e pajisjeve ushtarake dhe planet që ishin zhvilluar. Ky nuk ishte një grup i qytetarëve që spontanisht u bënë së bashku për të shprehur shqetësimet e tyre.

Ky ishte një grup i trajnuar dhe i organizuar. Kjo nënkupton se pas tyre ka një lloj strukture, duke pasur parasysh trajnimin dhe pajisjet. Ne duam që kjo ngjarje të ndriçohet dhe ata të mbahen përgjegjës”, tha ambasadori Hovenier.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese