Ambasadori rus në Britani, Andrei Kelin i tha BBC-së se nuk beson se vendi i tij do të përdorë armë taktike bërthamore në luftën kundër Ukrainës.
Kelin tha se sipas rregullave ushtarake ruse, armë të tilla nuk përdoren në konflikte si ky. Ai tha se Rusia ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre, dhe që armët bërthamore mund të përdoren kur rrezikohet ekzistenca e shtetit.
“Kjo nuk ka të bëjë me operacionin aktual,” tha ai.
Kujtojmë që shpesh herë që në filim të luftës me Ukrainën, Rusia ka kërcënuar disa herë vendet e perëndimi me armë bërthamore.