Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ambasadori Lu: Kemi identifikuar kandidatë me rekorde kriminale në zgjedhje. Peleshi: Do e verifikojmë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në kuadër të prezantimit të ndihmës së SHBA për zgjedhjet vendore ambasadori amerikan Donald Lu tha se janë identifikuar në këto zgjedhje kandidatë me të kaluar të mundshme kriminale dhe se janë duke u shqyrtuar  të gjitha këto raste. Në një reagim pas mbledhjes së grupit të PS, zëvëndëskryeministri Peleshi tha se deklarata do të shihet me rigorozitet dhe lista do të verifikohet.

“Premtuam se do të shqyrtonim listat e kandidatëve për të kërkuar për emra personash që kanë qenë të arrestuar apo të dënuar për krime të rënda qoftë në Shqipëri apo në vende të tjera. Ndihemi mirë për listat, nga prania e një numri të madh kandidatësh të aftë. Por kemi identifikuar disa emra me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me përgjegjësi me udhëheqësit e tyre politikë”.

Ambasadori amerikan u bëri apel gazetarëve e OJF-ve të nxisin politikanët të zbatojnë standartin etik.

Lu tha se nuk janë të huajt ata që do ndihmojnë në këto zgjedhje por janë vetë “gratë e burrat e guximshëm të shoqërisë shqiptare që do ndihmojnë në demokracinë e tyre”. Ndër të tjera ambasadori u shpreh se ndihej i kënaqur me listat pasi këtë herë ka më shumë gra.

Në kuadër të ndihmës të SHBA-ve në këto zgjedhje Lu shtoi se do të vihen në shërbim të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit 500 mijë dollarë nga ana e tyre.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka reaguar pas deklaraës nga ambasada e SHBA duke thënë kjo deklaratë do të shihet me rigorozitet. Peleshi foli pas mbledhje së grupit të PS, ku tha se do të bëhen përpjekje për të identifikuar pastërtinë e kandidatëve.

“Ne e kemi thënë edhe në zgjedhjet e kaluara se kemi një shqetësim të veçantë për të pasur kandidatë me integritet të lartë”, tha Peleshi.

Më shumë

spot_img
spot_img