Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Ambasadori Lu i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve për “Vetingun, Kanabisin dhe të ardhmen e Shqipërisë”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

994f980ec21f461e1f7b4abd38afdf29

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, është duke zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje me qytetarët shqiptarë në Facebook. Lu i është përgjigjur disa prej pyetjeve të komentuesve në lidhje me tema të nxehta në vend si Reforma në Drejtësi, kanabisi, dhe investimet amerikane.

Më poshtë disa nga përgjigjet e Ambasadorit Donald Lu, transmeton Newsbomb.al:

Reforma në Drejtësi, Vetingu:

Nëse gjykata kushtetuese thotë se ligji ka probleme, ato do të rregullohen. Dështimi i reformës në drejtësi nuk është një opsion. Reforma do vazhdojë të ecë përpara pavarësisht vonesave të vogla. Gjyqtarët që do të largohen do jenë më të shumtë se në Kosovë. Nëse Ligji i vetingut është në përputhje me Kushtetutën do të zbatohet.

Kanabisi:

DEA po punon ngushtë me autoritetet shqiptare për të arrestuar peshqit e mëdhenj. Kemi punuar për 7 vite me ministrinë e Arsimit për të edukuar nxënësit lidhur me drogën. dhe e treta me anë të teknologjisë kemi asistuar doganat shqiptare për të sekuestruar më shumë drogë. Ndaloni luftën dhe përpiquni të gjeni një mënyrë për të bashkëpunuar dhe për t’i zgjidhur këto probleme.

Investimet amerikane në Shqipëri:

Investimet shqiptare në shba janë të vogla, kjo është e vërtetë. ne kemi parë hapa përpara për zgjidhjen e problemit të korrupsionit dhe lejeve të ndërtimit. Besoj se investimet amerikane do shtohen në Shqipëri.

Shqiptarët duan të largohen nga Shqipëria:

Thonë se njerëzit duan të braktisin Shqipërinë. Nuk e besoj këtë histori. Është e vërtetë që të rinjtë, studentët duan të largohen, por kjo ndodh në çdo vend edhe në SHBA. Vështirësa e gjetjes së punës pas studimeve është një problem. Është e rëndësishme që qeveria të tërheqë investime për të hapur vende pune.

Si ndihmon SHBA forcimin e ushtrisë shqiptare:

Ne bëjmë një sërë gjërash për të forcuar mbrojtjen shqiptare. Trajnojmë studentë si në SHBA dhe me anë të trajnimit special në Shqipëri. Ne gjithashtu mbështesim me para e teknologji për të ndihmuar në modernizimin e ushtrisë shqiptare në përputhje me ato të NATO-s.

A do të bëhemi njësoj si shtete e tjera europiane:

Besoj se nje një djalë i ri (personit që pyet). Ne të huajtë jemi si udhëtarë në kohë dhe e kontrollojmë Shqipërinë disa herë në vite dhe shohim ndryshimet. Si Arvizu dhe Ëiethers janë mahnitur me ndryshimet që kanë vënë re gjatë vizitës së tyre të fundit.

Media në Shqipëri:

Me sa kam vënë re unë, në Shqipëri nuk ka sekrete. Gazetarët në Shqipëri dinë çdo gjë, çdo sekret. Por kam vënë re se shpesh gazetarët blehen në botë. Dhe ky është një problem edhe në Shqipëri.

Çfarë mendoni për Shqipërinë dhe shqiptarët:

Shumë pyetje e mire. Më pëlqen kur më ciësojnë si njeri me ndjenja dhe jo si institucion. shqiptarët janë njerëz tirma. Kanë bërë sakrifica të pamasë. Kanë dhënë çdo gjë për të rritur fëmijët e tyre. Gazetarë guximtarë që mbulojnë skandale si gjykatës që kërkojnë seks, zbardhin problemet e kanabisit, e trafikut të qënieve njerëzore dhe shumë të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img