Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasadori Kule i revoltuar pas aksidentit në Vlorë: Ka bij e bija të llastuara që paguajnë çdo gjobë, të hiqet patenta përgjithmonë për shpejtësinë

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori Kule i revoltuar pas aksidentit në Vlorë: Ka bij e bija

Ambasadori shqiptar në Suedi, Virgjil Kule ka reaguar i revoltuar, pas aksidentit të djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Diplomati i quan "të llastuar apo të paekuilibruar", drejtuesit “problematikë” të mjeteve dhe thotë se në rrugë kanë dalë vrasësit.

Më tej, Kule i bën thirrje Policisë Rrugore që të ndërrojë metodën e punës, duke vendosur kamera dhe vëzhgues 24 orë, si dhe të heqin përgjithmonë patentat për shpejtësi.

"U shtuan makinat. Dolen ne rruge edhe te llastuarit, edhe te paekuilibruarit, edhe njerezit me vese te hapura e te fshehura. Dolen vrasesit. Policia rrugore duhet te nderroje urgjentisht metoden e punes. Duhej ta kishte nderruar me kohe, ne fakt. Fushatat e policeve me radare ne duar nuk e zgjidhin problemin. Duhen kamera, dhe pas tyre vezhgues 24 ore.

Duhet heqja perfundimtare e patentes per shpejtesi, pa gjyqe te zgjatura ku ndermjetesojne miqte dhe rryshfetet.

Mjafton nje dokumentim i kundravajtjes me foto dhe...lamtumire patenta. Pse? Sepse ka bij e bija te llastuara qe paguajne kollaj cdo gjobe, sado e majme te jete ajo. Denimi me vdekje i vrasesit eshte hequr, por nuk ka pse te mos zbatohet denimi me vdekje i patentes per te parandaluar vrasjet ne rruge", shkruan ambasadori Virgjil Kule në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu