Tirana
few clouds
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
43 %
1kmh
20 %
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Ambasadori kroat në Tiranë i shqetësuar: “Ballkani i Hapur” po legjitimon “botën serbe”, ndërkombëtarët të mos bëjnë lëshime ndaj “diktatorëve të vegjël”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori kroat në Shqipëri, Zlatko Kramaric ka ngritur shqetësimin se nisma “Ballkani i Hapur” është duke legjitimuar atë që njihet si “bota serbe”.

Në një intervistë për Albania Daily Neës, Kramariç bëri thirrje që të rishikohen pasojat e mundshme politike që mund të sjellë kjo nismë.

“Narrativa serbe në atë kohë ishte e kontaminuar me mitin e territorit. Në këtë kontekst, është shumë e rëndësishme të njihen, me kohë, derisa të jetë tepër vonë, të gjitha pasojat e mundshme politike pas frazës ‘të pafajshme’: ‘bota serbe’, e cila ngadalë por me siguri po legjitimohet përmes nismës Ballkani i Hapur. Dhe me mbështetjen ndërkombëtare. Pasi që është e gabuar të reduktohet roli i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi në çështjen e lirisë fetare. Fatkeqësisht, disa nga kolegët e mi priren t’i thjeshtojnë këto procese të rrezikshme politiko-fetare. E përsëris, është shumë e rëndësishme të zbulohen saktë dukuritë në shoqëri”, u shprehZlatko Kramariç.

Gjithashtu ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos bëjnë lëshime pafund për “diktatorët e vegjël”, pasi këta të fundit munt ë shkaktojnë një katastrofë në shkallë globale.

“Ndonjëherë kam një ndjenjë që komuniteti ndërkombëtar ende nuk ka mundur të shpëtojë nga sindroma e lëshimeve të pafundme ndaj ‘diktatorëve të vegjël’, të cilët nëse nuk ndalen në kohë, mund të shkaktojnë një katastrofë në shkallë globale. Pra, ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar, Amerika dhe BE-ja të përfshihen në mënyrë më aktive dhe efektive në zgjidhjen e krizës ballkanike për të mos thënë se jemi vonë dhe se është bërë shumë pak”, deklaroi ambasadori kroat në Tiranë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img