Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Ambasadori izraelit e thotë troç në mes të Serbisë: Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b34a506dc9714be2dc9b7d10dbcd6190

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, tha se nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë Kosovën ose jo, sepse ai e ka bërë një gjë të tillë më 4 shtator.

“Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në Uashington. Ne nuk kemi qenë pjesë e atij takimi. Marrëveshja është nënshkruar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Shtetetve të Bashkuara. Kryeministri ynë Benjamin Netanyahu e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës”, tha Vilan për televizionin N1 në Serbi.

Vilan tha se kur ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ata kanë folur për përmirësimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Serbisë. I pyetur se si e ka komentuar Vuçiç njohjen e Kosovës nga Izraeli, Vilan tha se “kjo nuk është diçka me të cilën Vuçiç është i kënaqur”.

“Por, Izraeli është shtet sovran dhe ky është vendimi ynë. Marrëveshja u nënshkrua, nuk është diçka që unë ose Vuçiç do ta ndryshojmë. Ne duhet të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe të mos merremi shumë me diçka që është bërë para dy javësh e gjysmë në Uashington”, tha ambasadori.

Në pyetjen se si e komenton faktin që Serbia, me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, është pajtuar ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, Vilan tha se kjo “është shumë pozitive, është një lajm i mirë”. Ai po ashtu tha se ka takuar homologun e tij palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, i cili më herët ka shfaqur shpresën se Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem.

Vilan tha se takimi me Nabhanin ka qenë “i dobishëm” dhe se “këtu nuk ka asnjë mosmarrëveshje me të”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img