Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ambasadori italian TRISHTOHET për ngjarjet në Shqipëri, Bucci: Jam KUNDËR dhunës, protesta të bëhet në mënyrë paqësore

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori italian Fabrizio Bucci

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka kundërshtuar dhunën e përdorur gjatë protestës të organizuar nga të rinjtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bucci shkruan se është shumë i trishtuar nga ngjarja e ditëve të fundit. Ai ka thënë se është i sigurt se drejtësia për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë do të vihet në vend. Sipas ambasadorit italian, e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore.

"Unë trishtuar nga ngjarja e ditëve të fundit. Unë gjendem pranë familjes së Klodian Rashës dhe jam i sigurt se drejtësia do të vihet në vend. Por jam kundër përplasjeve dhe dhunës: e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë të paqësore. Kështu funksionon në demokraci",- shkruan Bucci.

buciii.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll