Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ambasadori italian optimist për integrimin: Kam besim se brenda vitit do të hapen negociatat me Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori italian optimist për integrimin: Kam besim se brenda vitit do

Ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci u shpreh optimist, duke thënë se beson që brenda këtij viti do të hapen negociatat me Shqipërinë. Këtë deklaratë dilplomati italian e bëri gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës.

Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se vendi i tij ka mbështetur gjithmonë procesin e integrimit, duke shtuar se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për integrimin në BE.

“Po ndihmojmë Shqipërinë në Reformën në Drejtësi. Jemi të pranishëm në çdo sektor në jetën shqiptare. Këtë raport të veçantë e dërgojmë edhe në Bashkimin Europian. Italia çdo herë ka mbështetur Shqipërinë për tu anëtarësuar në BE, duke filluar nga viti 2000. Italia, gjithmonë, ka qenë miku dhe avokati më i ngushtë i Shqipërisë në marrëdhënien me BE. Italia ka ushtruar presion që Shqipëria të avancojë për integrimin në BE. Kemi një shprehje "na ndihmoni, të ju ndihmojmë" dhe mënyra më e mirë është që Shqipëria të ecë përpara me reformat.

Reformat në Shqipëri janë të shumta, por reforma në drejtësi është më e rëndësishmja për integrimin. BE bën kujdes të veçantë për këtë. Reforma në drejtësi i jep siguri të së drejtës për sipërmarrjet që duan të veprojnë në Shqipëri. Vendimi i Këshillit të Europës është shoqëruar me disa kritere që duhen përmbushur nga Shqipëria dhe disa janë kryer. Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat. Negociatat do të hapen kur te thirret konferenca ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe BE”, u shpreh Bucci.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll