Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Ambasadori Italian kërkoi që çështja e përgjimeve t’i lihet drejtësisë, Fatos Lubonja e sulmon ashpër: Deklaratë e poshtër, shumë e poshtër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

69c04345961b90e3ff02743867f1026e

Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci me anë të një reagimi zyrtar ka folur për përgjimet e antimafias italiane, të cilat lidhin disa politikanë shqiptarë me mafian italiane.

Ai ka thënë se kjo çështje duhet t’i lihet në dorë drejtësisë, duke shtuar se prokurorët duhet të lihen të punojnë të pavarur dhe t’i shkojnë çështjes deri në fund.

“Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës,” shkruan ambasadori italian Bucci.

Por deklarata e tij është cilësuar si e poshtër nga analisti Fatos Lubonja, i cili shprehet se ambasadori po thotë që mos të merremi me thashetheme.

 “Kjo është deklaratë e poshtër, shumë e poshtër, mbështetje e hapur e status quo. Është qartazi një deklaratë që thotë mos u merrni me thashetheme dhe ne ujkun e kemi përpara,” u shpreh Lubonja në “Real Story”.

Më shumë

spot_img
spot_img