Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Ambasadori Ilir Tepelena dedikim për të vëllanë që i mori Covidi: Dikur më prisje nga kopshti, sot, aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do kisha duruar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori Ilir Tepelena shkuan një mesazh prekës për të vëllanë, Artjan Tepelena, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid-19. Ai kujton kohën kur Artjani, si vëlla i madh, e priste kur dilte nga kopshti.

“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…

Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe”, shkruan Ilir Tepelena, ambasador i Shqipërisë në Rumani.

Kujtojmë se, Artjan Tepelena, gazetar dhe drejtor programacioni në disa televizione shqiptare është ndarë nga jeta, mëngjesin e kësaj të shtune. Prej ditësh ai ishte infektuar me Covid dhe po trajtohej në një nga spitalet e kryeqytetit. Gazetari i njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 58 vjeçare.

245963615 10159629914106118 907554855233059156 n
Foto e shperndare nga ambasadori Tepelena, Artjan dhe Ilir Tepelena
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img