Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

Ambasadori i Ukrainës dhe bashkëshortja kërkojnë ndihmë: Shqiptarë, kemi nevojë për financime, na ndihmoni

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë së bashku me bashkëshorten, Shkurtov, kërkoi në një dalje publike, nga shqiptarët, ndihma, qoftë monetare apo edhe të tjera.

Ai tha se I fton te gjithë shqiptarët që e ndjejnë që nesër të bashkohen në orën 17.00 në një protestë përpara ambasadës ruse në Tiranë.

Ambasadori Shkurtov bëri një përmbledhje të ngjarjeve deri tani në Ukrainë si pasojë e luftës.

Fjala e ambasadorit Shkurtov

Ju jeni vetë dëshmitarë sesi popuj të vendeve të ndryshme po mbështesin Ukrainën dhe dënojnë agresionin. Nëse deri dje shtetet e tjera ishin kundër përjashtimit nga Sëift si Franca dhe Italia e Qipro sapo presidenti ka marrë njoftim për ndryshimin e qëndrimit.

Deri më sot 26 shkurt 198 ukrainas kanë humbur jetën mes tyre tre fëmijë. 1115 persona janë plagosur. Pala ruse ka humbur 14 avione, 102 tanke, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë.

Ukraina I ka bërë thirrje Kryqit të Kuq të përcjellë trupat në mënyrë që popiulli rust ë shohë efektet e agresionit. Po bëhet thirrje për shoqërinë ruse për të dënuar luftën.

Ukraina është e pajisur me armë po ka nevojë për ndihma qoftë në armë, qoftë në ndihmë monetore. Në ambasade është ngritur njësia e ndihmës, kushdo që ka kontaktuar me ambasadën tani mund ta bëjë këtë. Falemnderit shumë popullit shqiptar për ndihmën pa kompromis.

Do të ftoja bashkëshorten time për të thënë dicka.

Zonja Shkurtov:

Kam një dëshirë për thirrje grave shqiptare: femrat kanë një fuqi të madhe dhe vedosmëria e tyre është më e fuqishme se armët. Nëse keni zemër ju ftoj të bashkoheni të dilni në rrugë kundër agresionit sepse nuk ka më keq sesa të shohësh lot te një femër për fëmijët e saj.

Bëj thirrje nënave të rusisë dhe shpreh keqardhjen që do të merrni fëmijët tuaj të vrarë. Ju lutem bëjini pyetje vetes kush ua solli fëmijët kështu? Do të kërkoj të gjitha nënat e fshatrave dhe qyteteve të mëdha të bashkohen të dalin në rrugë.

U bëj thirrje ukrainasve që janë në Shqipëri të bashkohemi tek ambasada për ndihmë humanitare që të jemi të gjithë bashkë. Dhe të gjithëve që na besojnë ju falenderoj përzemërsisht.

Më shumë