Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Ambasadori i Spanjës përfundon misionin e tij në Tiranë, takohet me presidentin, Meta: E falenderova për përpjekjet e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Spanjës në vendin tonë, i cili përfundoi misionin e tij diplomatik.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se gjatë takimit me ambasadorin Marcos Alonso Alonso, vlerësoi përpjekjet e palodhura të tijat në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok.

“Pata kënaqësinë të takohesha me Ambasadorin e Spanjës, Sh.T.Z. Marcos Alonso Alonso, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. I shpreha urimet më të mira për suksese të mëtejshme në karrierë dhe vlerësova përpjekjet e palodhura të tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok, jo vetëm në aspektin politik, por sidomos në atë të shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve spanjolle në vendin tonë. E falenderova për mbështetjen spanjolle, në veçanti për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë”, shkruan Meta.

Më shumë

spot_img