Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Ambasadori i SHBA u ‘mbyll gojën’ politikanëve: Ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për të bërë Serbinë e Madhe e as Shqipërinë e Madhe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

820f1fdff4e4472510dc263bbbb3dc04

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë një deklaratë të fortë për deklaratat për Shqipërinë e Madhe. Kjo tezë është hedhur ditët e fundit në Kosovë, në fushatë zgjedhore, por Kosnett duket e e ka shprehur qartë qëndrimin e Amerikës.

Diplomati amerikan është shprehur ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për të krijuar Serbinë e Madhe apo Shqipërinë e Madhe. Ai ka tërhequr vëmendjen te Kushtetuta dhe ka theksuar se bisedat për Serbinë e Madhe apo dhe Shqipërinë e Madhe do të jenë dështim.

“Komenti im për bashkimin me Shqipërinë ka qenë i pandryshueshëm. Ushtarët amerikanë nuk kanë luftuar – dhe disa prej tyre nuk kanë vdekur – për të krijuar Serbinë e Madhe dhe Shqipërinë e Madhe në Ballkan. Do të tërhiqja vëmendjen te Kushtetuta, që bën thirrje për shoqëri shumetnike me liri fetare për të gjithë. ShBA-ja është vend shumetnik dhe edhe pas pothuaj 250 viteve, ne ende luftojmë të ndërtojmë shoqëri ku ka barazi para ligjit, mundësi të barabarta për të gjithë, ku grupet etnike dhe racat jetojnë në harmoni.

Nuk është lehtë dhe siç e pamë, patëm pengesa, por ende po përpiqemi të ndërtojmë atë që etërit themelues e kanë quajtur “një union më të përsosur”. Do të më vinte mëri të shoh njerëzit në Kosovë duke hequr dorë nga kjo. Mendoj se Kosova përfiton që është shoqëri shumetnike, shumëfetare dhe bisedat për Shqipëri të Madhe, bisedat për Serbi të Madhe në Ballkan do të ishin dorëzim, do të ishin dështim dhe mendoj se kjo nuk është përgjigjja për problemet e vendit dhe të rajonit”, ka thënë Kosnett në një intervistë bër Gazeta Blic.

Më shumë

spot_img
spot_img