Tirana
scattered clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
66 %
2.1kmh
40 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Ambasadori i SHBA: Njerëzit e Kosovës janë në duar të sigurta, e kam për nder të shërbej këtu

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier u shpreh se ka për nder që të shërbejë si përfaqësues i presidentit Joe Biden në Kosovë.

“Është nder i jetës sime që të shërbej si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Gruaja ime Laura dhe unë jemi duke e njohur këtë vend dhe njerëzit edhe më shumë”, tha ambasadori Hovenier në Presidencë, ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani.

Diplomati amerikan tha se është i lumtur për rolin e SHBA-së në krijimin e shtetit të Kosovës, të cilin e quan të suksesshëm.

Njerëzit e Kosovës kanë bërë aq çfarë kanë patur nevojë ta bëjnë në nivelin global dhe të krijojnë një shtet të suksesshëm multietnik. Jam shumë i gëzuar për rolin që e ka SHBA-ja në këtë dhe mbështetjen që ia kemi dhënë Kosovës”, u shpreh Hovenier.

Ndër të tjera ai theksoi se e ardhmja dhe njerëzit e Kosovës janë në duar të sigurta.

E ardhmja e Kosovës varet shumë nga liderët e saj, nga njerëzit e saj, dhe njerëzit e Kosovës janë në duar të sigurta”, tha ambasadori Hovenier.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img