Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ambasadori i SHBA në Kosovë: Të çtensiohet situata në veri, ja çfarë i propozova Kurtit në takim

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori i SHBA në Kosovë: Të çtensiohet situata në

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ambasadori amerikan, Jeff Hoveiner, ka zbardhur bisedën për të cilën diskutuan.

Ai tha se tema kryesore ishte çtensionimi i situatës në veri të Kosovës, për të cilën tha se i bëri dhe një kërkesë Kurtit.

 “Kemi marrëveshje se deeskalimi duhet të ndodhë, por nuk e di se a mund të them se ka marrëveshjes se si duhet të ndodhë ai. Çfarë mund të them është se çfarë SHBA-ja po kërkon është ajo se ne besojmë se nuk është e nevojshme për kryetarët e zgjedhur që të punojnë çdo ditë nga ato objekte [komuna]. Në fakt, ne rekomandojmë që për një afat të shkurtër, kjo të mos ndodhë”, ka thënë ai.

Hovenier, i pyetur për përgjigjen që mori nga KKurti, tha se nuk i takon atij të flasë në emër të shefit të Qeverisë. Gjithashtu, ai ka thënë se siç është bërë betimi i kryetarëve të rinj shqiptarë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit në objekte alternative, duhet të vazhdojë edhe puna e tyre.

Në fund të fjalës së tij, ambasadori dënoi edhe sulmet e bëra ndaj mediave dhe gazetarëe, gjithashtu dhe ndaj Policisë së Kosovës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll