Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasadori i ri i BE: Shqipëria rol kyç në rajon,e vetmja që s'ka probleme me fqinjët

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori i ri i BE: Shqipëria rol kyç në rajon,e vetmja

Ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, ka folur për herë të parë lidhur me rolin që ka Shqipëria në rajonin e Ballkanit.

Në tryezën e mbajtur në Tiranë për të ardhmen e Ballkanit në BE, i sapoemëruari në Tiranë u shpreh se vendi ynë është i vetmi në Ballkan që nuk ka probleme me fqinjët. Ndër të tjera ambasadori theksoi se qasja euroatlantike e Shqipërisë si dhe partneriteti i saj është një aset i madh i BE-së.

“Kam parë se sa të aftë kanë qenë diplomatët tuaj për të siguruar që Shqipëria si anëtare Këshilli i Sigurimit të mund të kontribuojë vërtet në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Qasja euroatlantike e Shqipërisë si dhe partneriteti i saj është një aset i madh i BE-së, pa asnjë diskutim. Një tjetër kontribut që mund të japë Shqipëria është roli kyç në Rajon, çka vlerësohet shumë si një faktor shënjues për stabilitetin në Rajon”, tha ambasadori.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese