Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ambasadori i OSBE nga Korça flet për zgjedhjet e 25 prillit: ODIHR nuk bën certifikim të procesit, vetëm vëzhgon

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori i OSBE nga Korça flet për zgjedhjet e 25 prillit: ODIHR

Ambasadori i OSBE, Vincenzo Del Monaco, në një deklaratë për median nga Korça ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Në lidhje me procesin e zgjedhjeve ai tha se duhet të pritet raporti përfundimtar i OSBE, teksa tha se në disa pika ka pasur përmirësim.

“Ne kemi thënë disa gjëra për zgjedhjet, por duhet të presim raportin përfundimtar. OSBE/ODIHR nuk çertifikon zgjedhje, por vëzhgon procesin. Duhet të presim të dalë raporti përfundimtar sepse në atë mënyrë do kemi përfundime më racionale. Në thelb tregon disa përmirësime.

Ne si prezenca e OSBE-së në Shqipëri kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë përpara zgjedhjeve edhe me partitë politike edhe me KQZ dhe mendoj që kjo është diçka inkurajuese. Gjithashtu prezenca e OSBE ka pasur një raport të mirë edhe me policinë para zgjedhjeve.

Ne lançuam edhe një fushatë ndërgjegjësuese që rinia të merrte pjesë në zgjedhje dhe tema e rinisë është një nga temat që diskutova me kryetarin e bashkisë,” tha ia në lidhje me zgjedhjet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll