Hapësire reklamuese

Politikë

Ambasadori i Holandës, Reinout Vos i paraqet Letrat Kredenciale Metës

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori i Holandës, Reinout Vos i paraqet Letrat Kredenciale Metës

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Holandës në Shqipëri, Reinout Vos me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kreu i Shtetit i uroi ambasadorit Vos suksese në misionin e tij në Shqipëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.

Presidenti vlerësoi rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri dhe nënvizoi nevojën e qëndrueshmërisë dhe vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit ekonomik e tregtar me këtë vend të rëndësishëm dhe shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese në interesin e përbashkët.

Meta e falenderoi Ambasadorin veçanërisht për qëndrimin e fundit inkurajues të Holandës dhe të Parlamentit të saj për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe mbështetjen, që vendi i tij, i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Reinout Vos për ndihmën e shpejtë dhe shumë të vyer, me trupa dhe helikopterë, që vendi i tij dha në përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga zjarret në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu