Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Ambasadori i BE pas miratimit të ‘5 qershorit’: U përmbush një nga kushtet për negociatat, mos dëmtoni frymën zgjedhore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4a716e5aa63b0f0f8a1c5ce1f92614f8

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me miratimin e marrëveshies së 5 qershorit, ditën e sotme në Kuvend, ku u votua me 97 pro.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Soreca ka përshëndetur miratimin, teksa u ka bërë thirrje palëve që të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese, të treguar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit.

Ndër të tjera ai ka thënë se ndryshimet shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit

 “Bashkimi Evropian mirëpret miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. për të filluar negociatat e pranimit në BE siç thuhet në konkluzionet e Këshillit më 25.3.2020. Dispozitat e reja legjislative do t’i japin Shqipërisë një kuadër zgjedhor me integritet dhe standarde transparence më të larta, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ne jemi në dijeni të propozimeve shtesë për reformën e sistemit zgjedhor. Ndërkohë që njohim rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese, të treguar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshimet shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit,” shkruan Soreca.

111111_copy.jpg

Ndërkaq, ka reguar edhe Ambasadori Gjerman Petër Zingraf, i cili ka përshëndetur marrëveshien e 5 qershorit, ndërsa u ka bërë thirrje palëve që të vazhdojnë gjithëpërfshirjen.

“Parlamenti shqiptar ka miratur ditën e sotme ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ka implementuar kësisoj marrëveshjen e 5 qershorit të negociuar mbi bazën e rekomandimeve të ODHIR-it në Këshillin Politik. Unë e përshëndes këtë hap të rëndësishëm në rrugën drejt Konferencës së Parë Qeveritare në kuadrin e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Në pikën e reformës zgjedhore të vendimit të tij të shtatorit 2019 Bundestag-u Gjerman fliste për një dialog të hapur, ku të përfshihen të gjitha forcat politike“. Vendimi i Bundestag-ut është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një ‚Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen. Reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë,” shkruan Zingraf.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img