Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ambasadori gjerman Zingraf: Zgjedhjet e 25 prillit me rëndësi qëndrore për të ardhmen e vendit. Marrëveshja e 5 qershorit  të vijojë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21f0d4ee8b5963b0c6ec2df7821937ca

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf, thotë se zgjedhjet e 25 prillit kanë “rëndësi qëndrore” për të ardhmen politike të vendit, dhe duhet të jenë të paqta, të lira e të ndershme.

Sipas diplomatit gjerman, marrëveshja për Kodin Zgjedhor e arritur në 5 qershor duhet të vijojë më tej.

“Kushtet, që Këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u Gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ‘Roadmap’ për kalendarin shqiptar të reformave: Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi.

Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende”, ka thënë ambasadori Zingraf.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img