Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasadori gjerman Zingraf takon Olsian Çelën: Zgedhja juaj është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf ka takuar sot Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ambasada tregon se Zingraf e përgëzoi Çelën për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.

Sipas Ambasadës Gjermane Tiranë, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi.

 ‘Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme, shkruan ambasada.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu