Hapësire reklamuese

Politikë

Ambasadori Donald Lu takon analistin Lubonja, detajet e bisedës në një lokal të Tiranës

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadori amerikan Donald Lu ka intensifikuar takimet në Tiranë që prej ditës së hënë kur këtu erdhi edhe zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të shtetit, ish-ambasadori Aleksander Arvizu.

Pas takimeve me Ramën, Bashën dhe Metën, Lu dhe Arvizu dje u takuan me Jozefina Topallin, deputeten e PD që është shprehur me parë kundër bojkotit të zgjedhjeve.

Por gjatë ditës së sotme ambasadori Donald Lu ka zhvilluar një takim me analistin e njohur dhe kritikun e kryeministrit Rama, Fatos Lubonja.

Takimi mes tyre është zhvilluar në një nga lokalet e kryeqytetit por pak detaje bëhen të ditura.

Mësohet se kriza politike dhe skenarët e daljes prej saj kanë qenë tema kryesore e bisedës. I pyetur nga gazeta “Panorama”, Lubonja pranoi takimin me ambasadorin Lu, por nuk dha më shumë detaje nga biseda duke e cilësuar atë konfidenciale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu