Hapësire reklamuese

Politikë

Ambasadori Ding Zhou kujton Bashkim Finon: Dha kontribute të mëdha për miqësinë Kinë-Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori Ding Zhou kujton Bashkim Finon: Dha kontribute të mëdha

Ambasadori i Kinës në Tiranë, Ding Zhou ka vendosur kurora me lule në varrin e ish-politikanit socialist Bashkim Fino. Ai thotë se Fino ka dhënë kontribut të madh për miqësinë Kinë-Shqipëri.

"Ne Festen Qingming, bera homazhe gjithashtu per miqte e mi te medhenj, Z. Bashkim Fino, ish-kryetar i grupit te miqesise te Kuvendit, dhe Z. Agron Fico, nje nder themeluesit e katedres se shqipes ne Universitetin e Gjuheve te Huaja te Pekinit.

Perkujtova bashke me familjet e tyre kontributet e medha qe ata dhane per miqesine Kine-Shqiperi. Sado larg që shkojme, nuk mund të harrojmë rrugën e shkuar. Ata meritojnë të respektohen e përkujtohen përgjithmonë", shkruan ambasadori Ding Zhou dhe ndan disa foto.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll