Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
18 °
Die
17 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Ambasadori britanik thirrje politikës nga Shkodra: Palët të gjejnë konsensus! Të mos ndryshohet marrëveshja e 5 qershorit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori britanik Duncan Norman, nga Shkodra teksa ka folur për reformën zgjedhore dhe ndryshimet Kushtetuese, ka kërkuar nga palët që të gjejnë një konsensus.

Ndërkaq ai rekomandoi që të gjendet një sistem që do funksiononte për Shqipërinë dhe që do i bënte zgjedhjet e 25 prillit të lira dhe të ndershme.

“Inkurajoj palët që të gjejnë një konsensus dhe ajo çfarë rekomandoj është që të gjendet një sistem që do funksiononte për Shqipërinë dhe që do i bënte zgjedhjet e 25 prillit të lira dhe të ndershme, kjo është me rëndësi për ne, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje që të mos ndryshohet marrëveshja e 5 qershorit.

“Reforma elektorale është një çështje e nxehtë dhe diçka që ne e shohim me rëndësi dhe do donim që të implementohet në mënyrën e duhur. Nuk kam një ide të saktë se cila do të ishte mënyra e duhur, çdo vend ka sistemet e veta politike dhe çdo sistem bëhet mirë funksional nëse ka vullnet politik.

Ne ishim mbështetës të fuqishëm të reformës dhe ndryshimeve që u bënë në 5 qershor, një marrëveshje që u firmos nga të gjitha palët dhe vazhdon të qëndrojë dhe nuk duhet të ndryshojë ajo marrëveshje që u bë në 5 qershor.

Nëse do të kishte vazhdimësi të reformës duhet të bëhen në mënyrë sa më transparente dhe të jenë në përputhshmëri edhe me konsensusin e duhur. Është detyrë e Këshillit politik për të gjetur një mënyrë funksionale dhe të gjejë një konsensus të përbashkët. Mendoj se kjo është e mundur”, shton Norman.

Më shumë




spot_img








spot_img