Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ambasadori britanik: Të rinjtë largohen nga Shqipëria se mungojnë mundësitë! Rruga e suksesit nuk është me gomone, por arsimimi

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori britanik: Të rinjtë largohen nga Shqipëria se

Alastair King-Smith, ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë, po merr pjesë në punimet e Kongresit Kombëtar të Arsimit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Ai e ka thënë troç se të rinjtë shqiptarë largohen sot për shkak se këtu nuk ka mundësi.

Ambasadori i është referuar dhe ikjes së të rinjve me gomone për në Britani, pamje që janë bërë virale gjatë verës, duke thënë se rruga e suksesit nuk është me gomone por me arsimim.

"Besoj se keni parë edhe një fenomen tragjik se si shumë të rinj, sidomos gjatë verës, largohen nga Shqipëria për mungesën e mundësive. Këta të rinj shfrytëzohen nga kontrabandistë të qenieve njerëzore dhe ne duhet ti nxisim që të ndalojnë.

Kjo jo vetëm se premtimet e pasurimit të shpejtë janë gënjeshtra, pasi do të detyrohen të përfshihen në kriminalitet dhe drogë, por sepse këto kushte do të bëhen më të rrezikshme.

Deti do të jetë më i rrëmbyer dhe moti do të jetë më i ftohtë. Ndaj i bëj thirrje familjeve dhe miqve të tyre të mos largohen në mënyrë ilegale. Rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimi dhe puna e palodhur", u shpreh ambasadori britanik, Alastair King-Smith.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese