Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Ambasadori britanik takon Gledis Nanon: Të ndalet sa më shpejt fluksi i emigrantëve nga Shqipëria, kush hyn ilegalisht s’do udhëtojë më kurrë drejt Britanisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith është takuar sot me drejtorin e përgjithshëm për Policisë së Shtetit, Gledis Nano për të diskutuar rreth masave për frenimin e fluksit të emigrantëve shqiptarë.

Prej disa ditësh, numri i lartë i emigrantëve shqiptarë që kalojnë ilegalisht përmes Kanalit të Francës, ka shkaktuar polemika mes politikanëve më të lartë të Britanisë, si dhe ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat vendase.

Ambasadori Alastair King-Smith është shprehur se emigrantët që hyjnë ilegalisht në vend, nuk do të kenë më kurrë mundësi të udhëtojnë drejt Britanisë, pasi të dëbohen.

Deklarata e Ambasadës Britanike në Tiranë:

Ambasadori Alastair King-Smith u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare Z. Gledis Nano. Ata ranë dakord për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

“Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës.

Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme. Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.

Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit”, tha Ambasadori Alastair King-Smith.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img