Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ambasadori britanik shkon në SPAK, takohet me Altin Dumanin

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori britanik shkon në SPAK, takohet me Altin Dumanin

Alastair King-Smith, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka shkruar paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë Speciale. Mësohet se King Smith është takuar me kryeprokurorin Altin Dumani.

Ambasadori britanik është parë duke dalë nga godina e SPAK, shoqërua nga zyrtarë të tjerë të selisë diplomatike në Tiranë.

As Prokuroria Speciale dhe as vetë Ambasada britanike nuk kanë dalë me njoftim zyrtar, por nga raporte të ndryshme thuhet se në fokus të bisedës së tyre ka qenë goditja e krimit shqiptar në Angli. Një problem shqetësues gjatë vitit të fundit.

"Shtëpitë e barit" dhe trafiku i paligjshëm i emigrantëve drejt ishullit është kthyer muajt e fundit në temë diskutimi në Britani. Diskursi i politikanëve konservatorë ka qenë në disa raste i ashpër dhe fyes ndaj shqiptarëve, ka ka bërë që Ministria e Jashtme të thërriste ambasadorin Alastair King-Smith për Notë Proteste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese