Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Ambasadori britanik nga Elbasani i bën thirrje shqiptarëve: Shkoni të votoni, vetëm përmes votës tuaj do të arrihet demokracia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori britanik, Duncan Norman ka vizituar qytetetin e Elbasanit për të monitoruar procesin e votimit në këtë qytet.

Në një deklaratë për mediat Norman tregoi se gjatë paradites së ditës së sotme ka qenë në disa qytete të Shqipërisë teksa shtoi se tetë skuadra të Ambasadës Britanike janë në terren për të vëzhguar procesin e votimit.

Norman gjatë fjalës së tij i bëri një apel të gjithë shqiptarëve që të paraqiten pranë qendrave të votimit pasi demokracia arrihet vetëm përmes votës.

“Gjatë paradites ne kemi qenë në Kavajë, Durrës Rogozhinë dhe në Elbasan sapo kemi ardhur. Para disa javësh kur ishim këtu premtova se do të vija sërish këtu dhe ja ku jam.

Ambasada Britanike ka tetë skuadra të cilat janë në terren ditën e sotme dhe po mbështesim 600 monitorues lokalë. Ajo çfarë po bëjmë është të inkurajojmë njerëzit të votojnë dhe  tju japim një mesazh se demokracia arrihet vetëm përmes mundësisë për të votuar dhe për të dalë për të votuar. Mesazhi im është shumë i qartë për qytetarët të dalin të votojnë nese nuk kanë patur mundësi që të votojnë deri tani të shkojnë të votojnë sepse ka shumë mundësira për të votuar”, ka thënë ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img