Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasadori britanik në Tiranë poston foto me Dua Lipën, fton të gjithë në koncert: E dini ku duhet të jeni nesër!

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori britanik në Tiranë poston foto me Dua Lipën, fton

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka ndarë një foto këngëtaren Dua Lipa.

Kryediplomati britanik me anë të një statusi në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë qytetarët që ditën e nesërme të jenë në shesh, për të ndjekur koncertin e Dua Lipës me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Një nder për të dëgjuar për momentet e veçanta nga turneu botëror i Dua Lipës dhe planet për koncertin e saj në Tiranë. E përgëzova për muzikën e saj frymëzuese dhe se si po u jep një platformë atyre që zërat duhet të dëgjohen. Një moment i veçantë për #Shqipërinë Nëse jeni nesër në Tiranë, e dini ku të jeni! #Muzika është e madhe” shkruan ambasadori në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese