Alastair King-Smith, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, sapo ka mbërritur në ambientet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Siç njoftoi më herët newsbomb.al, ambasadorit do t'i komunikohet sot nota e protestës për gjuhën e përdorur nga ministri britanik për emigrantët shqiptarë.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundit, pasi ministri për Emigracionin, Robert Jenrick, i quajti shqiptarët "kriminelë" dhe i cilësoi si emigrantë që duhen dëbuar sa më parë nga Britania.
Tirana zyrtare dënoi ashpër deklaratën dhe thirri ambasadorin Alastair King-Smith, i cili pak minuta më parë, paraditen e kësaj të hëne ka mbërritur në ambientet e Ministrisë Jashtme. Newsbomb.al mëson se nota e protestës, një vendim diplomatik, nuk do i komunikohet nga ministrja Olta Xhaçka.
Ambasadori britanik Alastair King-Smith është pritur nga drejtuesit e Drejtorisë për Evropën. Për momentin, diplomati po njihet me notën verbale që po i komunikohet nga përfaqësuesit e Drejtorisë në Ministrinë e Jashtme.