Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ambasadori anglez në Tiranë "selfie" me ambasadorin shqiptar në Londër

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori anglez në Tiranë "selfie" me ambasadorin shqiptar
Alastair King Smith, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri ka ndarë një fotografi të veçantë në llogarinë e tij zyrtare në "X", (ish-Twitter), teksa ndodhet në një nga kafentë e Tiranës me homologun shqiptar Uran Ferizi dhe Noel Malcolm, president Shoqatës Anglo-Shqiptare. Të tre diplomatët pozojnë të qeshur në një fotografi "selfie" që shkrepet nga ambasadori shqiptar. "I kënaqur që takova Sir Noel Malcolm, President i Shoqatës Anglo-Shqiptare, dhe mirëpresim mbresëlënësin Uran Ferizi si ambasador i emëruar i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ne ramë dakord të punojmë së bashku ngushtë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet njerëzit me njerëzit", shkruan ambasadori anglez Alastair King Smith. Një gjuhë jo dhe aq diplomatike e ambasadorit King Smith, pavarësisht se bëhet fjalë për një takim informal, por shumë më miqësore se ajo e politikanëve britanikë për Uran Ferizin. Ambasadori i sapo emëruar në Londër u paragjykua sepse vite më parë kishte shkuar në Angli me gomone dhe sot do të drejtojë diplomacinë shqiptare. Një emigrant ilegal që mbërriti në ishull kur ishte 17 vjeç vetëm me rrobat e trupit, sot ka titullin “Doktor shkencash” dhe do të jetë ambasador. Newsbomb.al ka publikuar ditë më parë një artikull të zgjeruar për Uran Ferizin, shkruar nga Alasdair Palmer, shkruesi i fjalimeve të Home Office në Britaninë e Madhe, të cilin mund ta lexoni duke klikuar në linkun: “Qau kur hoqi dorë nga shtetësia”, historia e emigrantit që u bë ambasador në Londër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese