Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ambasadori amerikan takon Kurtin dhe Konjufcën, ja kërkesa e tij për Vetëvendosjen

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori amerikan takon Kurtin dhe Konjufcën, ja kërkesa e tij
Kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti dhe ambasadori amerikan ne Kosove, Philip Kosnett

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Mësohet se takimi ka përfunduar disa minuta më parë ku i pranishëm ka qenë edhe kryeparlamentari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Po ashtu e pranishme ka qenë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Bëhet me dije se ambasadori amerikan i ka kërkuar liderit të Vetëvendosjes që si parti fituesi dhe mandatari të krijojë sa më shpejt të jetë e mundur qeverinë e re të Kosovës.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Kosnett ka takuar edhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa parti e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit dhe që po dialogon me Vetëvendosjen për formimin e një koalicioni qeverisës.

Së bashku me Mustafën në takimin me ambasadorin amerikan në Prishtinë kanë marrë pjesë edhe dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu dhe Vjosa Osmani si dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll