Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Ambasadori amerikan në BE takohet me homologen shqiptare, SHBA mbështet mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mark Gitenstein, ambasadori i SHBA në Bashkimin Europian është takuar me homologen shqiptare Suela Janina. Ai thotë se ka zhvilluar një bisedë të gjerë me ambasadoren tonë në BE, për Ukrainën dhe mbajtjen e konferencës së parë të Shqipërisë me BE.

“Kënaqësi të takohem me ambasadoren Suela Janina. Diskutuam një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta si mbështetja transatlantike për Ukrainën, marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë që BE të zhvillojë bisedimet e para të pranimit me Shqipërinë”, shkruan Gitenstein.

Shqipëria pret prej më shumë se një viti të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare më Bashkimin Europian, një mbledhje që shënon dhe formalisht nisjen e rrugës së anëtarësimit të vendit në BE.

Për takimin mes dy diplomatëve ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim. Ajo ndan foton e tyre dhe thekson se Shtet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht ofertën e Shqipërisë për t’u bashkuar me BE dhe pret hapjen zyrtare të negociatave (Konferenca Ndërqeveritare) sa më shpejt të jetë e mundur.”

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img