Hapësire reklamuese

Politikë

Ambasadorët Kim dhe Soreca në “garë” për të arritur majat më të larta, diplomatët shfrytëzojnë fundjavën për “hiking”

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadorët e vendeve të ndryshme në Shqipëri, kanë sfiduar veten duke guxuar dhe provuar për t’u ngjitur në majat më të larta të disa maleve të vendit tonë.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim së bashku me ambasadoren e Suedisë Elsa Hastad këtë fundjavë janë ngjitur në majën më të lartë të malit të Korbit, në lartësinë maksimale 2764 m.

E teksa postonte foto nga Koroabi, Kim përcolli edhe një mesazh duke thënë se pavarësisht vështirësive nëse fokusohet te qëllimi atëhere mund të arrish gjithçka.

Ndërsa ambasadori i BE në Tiranë, Luigu Soreca ka bërë “hiking” duke u ngjitur në Majën e Qorres mbi qafën Llogara, në lartësinë maksimale të 2020 m.

Duket se ambasadorët kanë vendosur që të bëjnë eskursione në malet më të larta duke përcjellë edhe edhe idenë e tyrë për të arritur majat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu