Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Ambasador i ri i Serbisë i dorëzon Presidentit Meta Letrat Kredenciale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrë Ambasadorin e ri të Serbisë në Shqipëri. Kreu i shtetit shkruan se e ka uruar zotin Slobodan Vukčević për detyrën dhe ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shkruan Presidenti Meta:

Prita sot Ambasadorin e ri të Serbisë, Sh.T.Z. Slobodan Vukčević, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Duke e uruar për detyrën dhe siguruar për mbështetje në përmbushjen e misionit diplomatik, shpreha dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.  

Nënvizova se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img