Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ambasada shqiptare në Greqi jep lajmin e mirë për 14-vjeçarin e plagosur nga tërmeti në Greqi: Së shpejti t’i kthehet normalitetit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cb0b7553d9ce791388b29ad312db9406

Ambasada Shqiptare në Greqi ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me 14-vjeçarin shqiptar që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm në ishullin e Samos në Greqi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada bën me dije se 14-vjeçari Enriko Mane nga Fieri është drejt shërimit dhe se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Në foto Enriko shihet krahas ambasadores shqiptare në Greqi, Luela Hajdaragaj dhe mjekjes. 14-vjeçari shihet i buzëqeshur teksa përshëndet me dorë.

“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shendetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit.

Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij. Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko,” shkruan ambasada në njoftimin e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img